Ne shkolle publike apo private? Sa leke me duhen?

Ne shkolle publike apo privateKu do te jete Dita e pare e shkolles per femijen tim?

Ne rrjedhen e re ku ka hyre jeta ne vendin tone, nder te tjera nje dileme reale eshte dhe ajo per shkollimin.
Ne ke shkolle do te regjistroj femijet e mi? –prinder me angazhime qe u marrin perkushtim , kohe, – pyesin me te drejte. – Ne shkolle publike, apo jo publike ?

Te zgjedhesh shkollen e duhur eshte nje vendim i rendesishem, qe ka nevoje per informim.
Arsyet pse duhet zgjedhur shkolle publike apo jo publike jane reale dhe te ndryshme. Me e rendesishmja eshte qe ne peshoren e krahasimit te vihen kriteret e kerkesave individuale, qe i nevojiten cdo prindi, e te shihet a plotesohen nga shkolla e perzgjedhur, qe ajo te jete e pershtatshme per femijet?

.

Disa kritere qe mund te merren ne analize nga cdo prind

.

Mesimdhenia dhe standartet profesionale qe ofrojne mesuesit.

Do te ishte gabim te mendohej se shkollat jopublike ofrojne mesues te cilesise me te larte se shkollat publike . Po ashtu do te ishte gabim e anasjellta, pasi mesues qe ofrojne standarte mund te gjenden ne te dyja. Pyetja qe shtron diskutime eshte : Sa i pershtatshem eshte tereni ne institucionet ku mesuesit e mire angazhohen, qe te mundesohet shpalosja e plote e vlerave profesionale te tyre? A funksionon stimuli, konkurenca, mbi vlerat reale?

Kontrolli dhe e verteta e vleresimit per njohurite e perftuara nga nxenesit.

Tendenca per vleresime fiktive, me te larta nga e verteta, ne shkollat jopublike, e orientuar shpesh nga instancat drejtuese te ketyre institucioneve, ne fillimet e para te lulezimit te tyre u perball me ekstremin shtrengues, shpesh dhe fyes te vleresimit nga mesuesit e vjeter, te karieres, tek shkollat publike.
Situata sot duket me e stabilizuar, por perseri me mbartje here here te dukshme te ketij problem. Qe permiresimi te vazhdoje, nevojitet qendrimi i secilit ndaj te vertetes qe demton drejtperdrejt femijet, qe pengon nivelin e nxenies prej tyre.

Infrastruktura e shkolles, sasia e nxenesve, orari i mesimit dhe koha e kujdesit per femijet.

Ne shkollat jo publike kemi pergjithesisht godina te reja, arkitektoni specifike per nje institucion arsimor, sasi te vogel nxenesish ne nje klase, orar me te gjate kujdesi per femijet, nderkohe qe ne shkollat publike, godinat kryesisht te restauruara, popullohen nga sasia e nxenesve ne klasa shpesh pertej mundesise per te manaxhuar kontrollin e pervetesimit te njohurive nga nxenesit.

Investimi financiar

Nese do te kishte lidhje pagesa e shkolles, me pagat qe marin mesuesit, do te kishim dhe proporcionalitetin: me e shtrenjte pagesa e prinderve, me e mire paga per mesuesit, me te larta parametrat profesionale te mesimdhenies, qe ofrojne ata.

Ne fakt eshte e cuditshme qe konstatohet se, ne shkollat jo publike, pagat ne pergjithesi jane me te ulta se pagat ne shkollat publike dhe nga shkolla ne shkolle tek shkollat jo publike kemi diferenca pagash qe nuk ndertohen mbi nje politike te unifikuar, por thjesht mbi ate specifike te seciles shkolle.

Shkollat private zakonisht jane me te vogla dhe kane kushte me te favorshme per nxenesit. Nese eshte me e vogel nuk do te thote se eshte domosdosmerisht me e mire dhe pagesa nuk percaktohet nga kjo varesi.

Vendimi per llojin e arsimit qe do te ndjeke femija juaj, ju takon vetem juve, por me pare informohuni, kushtojini me shume kohe ketij vendimi qe eshte i rendesishem dhe ndani me ne eksperiencen tuaj, qe se Bashku te ndihmojme ne vijim ata qe do te jene perballe marrjes se te njejtit vendimi. E verteta do te ndihmoje te gjithe.